Saturday, November 3, 2018

Benefitet e babyswimming

Bebet e dashurojne ujin sepse ne ate ambjent gjenden ne 9 muajt e pare te jetes se tyre.
Noti i bebeve nga 6 muaj deri 4 vjeç eshte nje menyre e veçante per te kaluar kohen ne menyre sa me cilesore me femijen tuaj dhe ta ndihmoni ate te zhvilloj elementet fillestar te pluskimit ne formen e lojes
Kush jane perfitimet nga babyswimming?
-Forcon sistemin imunitar te bebes qe nuk eshte zhvilluar akoma
-Ndihmon shume ne zhvillimin e sistemit skeleto muskulor
-Ndihmon dhe sherben si rregullator i sistemit kardio vaskular
-Ndihmon ne zhvillimin e shqisave prek, degjoj, shikoj
-Prezantimi me ujin, rezistenca qe trupi has ne uje ofron nje ambient te kendshem dhe mundeson aktivizimin e shqisave.
-Mesojne te kontrollojne trupin e tyre zvendosjen, balancen
-I relakson sepse notimi eshte nje rregullator i mases muskulare dhe keshtu bejne nje gjume me te qete
- Socializimi me bashkemoshataret e tyre dhe prinderit
-I zhvillon ndjenjen e besimit dhe guximit ne vetvete
-zhvillon ndjenjen e pavaresise tek femija dhe ndihmon ne rritjen e afeksionit te prinderve ndaj tij
Prinderit nuk duhet te ushtrojne presion ndaj femijeve nese e kane te pamundur kryerjen e nje ushtrimi te caktuar, perkundrazi duhet ti inkurajojne dhe ti vleresojne per arritjet e tyre sado te vogla, duhet te jene bashkepunues me mesuesin
Shume e rendesishme eshte qe femijet mos krahasohen me njeri-tjetrin ashtu siç nuk mund te krahasohet dielli me henen ku seicili shkelqen kur i vjen ora
Mos harroni femijet duhet te kene ngrene 2 ore perpara futjes ne pishine
Mos harroni dashuri dhe respekt per ndjenjat e tyre ... femijet nuk jane rrobot qe ti kurdisim



Wednesday, October 31, 2018

Noti si edukimi fizik

Eshte nje nga sportet qe duhet te njihemi qe ne moshe te hershme
Ne moshat e vogla sherben ne forcimin dhe zhvillimin normal te sistemit skeleto-muskulor, te qarkullimit te gjakut, te aparatit te frymemarrjes
Eshte nje nga sportet me te shendetshme qe sherben ne reabilitimin e te gjithe sportisteve nga demtimet e ndryshme
Ne shume vende te botes noti eshte lende e detyrueshme ne shkollat fillore
Ashtu si shume shkolla ne gjithe boten dhe ne Shqiperi British School of Tirana eshte nje nga keto raste qe ne kurikulat e saj notin e ka lende te detyrueshme duke filluar qe me klasat parashkollore dhe me larte
Mesimi zhvillohet brenda programit mesimor ditor ne bashkepunim me piratesofthehill ne ambientet e pishines Sun Wellness Center

Me te shikuarat