Thursday, January 2, 2020

Te mesojne germat e alfabetit femijeve u duhet 1 vit shkollor...dhe noti do kohen e vet
Durim dhe besim kerkohet nga prinderit!!
Nje femije qe merr mesime noti, ka mundesi qe nepermjet menyres se sakte te mesimdhenies te shfrytezoje ne maksimum ne vitet e para te jetes, moshe e cila esht si sfungjeri, instiktin e notit te cilin e kemi qe ne ditet e para te lindjes.
Ne vitet e para deshira per te mesuar eshte shume e madhe, por duhet patur kujdes qe kjo te behet ne menyren e duhur dhe te sakte nga ana pedagogjike ne menyre qe te kemi rezultate sa me te mira.

Wednesday, February 20, 2019

BABYSWIMMING

Nje bebe (foshnje) qe merr mesime noti, ka mundesi qe nepermjet menyres se sakte te mesimdhenies te shfrytezoje ne maksimum ne vitet e para te jetes, moshe e cila esht si sfungjeri, instiktin e notit te cilin e kemi qe ne ditet e para te lindjes.
Ne vitet e para deshira per te mesuar eshte shume e madhe, por duhet patur kujdes qe kjo te behet ne menyren e duhur dhe te sakte nga ana pedagogjike ne menyre qe te kemi rezultate sa me te mira.

Wednesday, February 13, 2019

KURSE NOTI

Kurset zhvillohen me grupe, cdo dite, nga e Hena deri te Premte:

grupi i pare: 16:00 - 17:00 te marte dhe te premte
grupi i dyte: 17:00 - 18:00
grupi i trete: 18:00 - 19:00
grupi i katert: 18:45 - 19:45
grupi "babyswiming" nga 1 - 4 vjeç, nga e hena ne te enjte:
Orari: 19:30 - 20:10

Te Shtunen kurset zhvillohen paradite
grupi i pare: 10:00 - 11:00
grupi i dyte: 11:00 - 12:00
Abonimi 5000 Lek/ 8 seanca te cilat duhet te konsumohen brenda afatit kohor prej 35-40 ditesh nga dita e abonimit
Pajisje te detyrueshme qe duhet te kete femija me vete, kapuç dhe syze noti. Mos harroni femijet duhet te kene konsumuar ushqimin 2 ore perpara futjes ne pishine, do t'ju duhen peshqir dhe shapka.
Ju mirepresim!

Monday, January 21, 2019

STILI I LIRE OSE KROL

STIL I LIRE OSE KROL
Stili i lire karakterizohet nga nje levizje harmonike ndermjet kraheve dhe kembeve. Koka eshte zgjatim i trupit dhe frymemarrja kryhet me nje kthese te kokes majtas ose djathtas. Pozicioni hidrodinamik i trupit esht ai horizontal me koken dhe supet pak me siper qe te kete sa me pak rezistence dhe njekohesisht lejon krahet edhe kembet qe te bashkeveprojne brenda ne uje sa me shume te jete e mundur.
Eshte menyra me e thjeshte e notimit e cila djeg 85 kalori ne 10 minuta. Eshte stili me i shpejte dhe efikas nga 4 stilet kompetitive te notimit, prandaj eshte shpesh stili i preferuar i notareve profesionist dhe triathleteve.

Monday, January 14, 2019

A DUHET TE SHKOJNE NE DIMER FEMIJET NE PISHINA

Kemi vene re nje dyndje te femijeve neper pishinat dimerore ne periudhen e vjeshtes dhe te pranveres nderkohe kemi nje distancim nga pishinat dimerore ne periudhen e dimrit
A duhet femijet te frekuentojne pishinat dimerore ne periudhen e dimrit?
Qe te çosh femijen ne pranvere, vere apo vjeshte te notoje eshte nje ide e mrekullueshme por nqs jashte ben ftohte vetem ideja qe femija do te jete gjysem i zhveshur jashte pishines te ben qe te shkojne mornica.
Megjithate nuk eshte ide fare e keqe qe femija te shkoje ne pishina dimerore dhe me sakte edhe ne dimer
Mendo nje moment vendet qe kane temeratura me te ulta dhe dimri zgjat deri ne 6 muaj dhe megjithate femijet shkojne ne keto pishina njelloj si ne pranvere, vere, vjeshte dhe dimer. Kuptohet qe pishina duhet te jete me ngrohje
Te mirat qe do perfitojne nga kjo pervoje jane te shumta si nga shendeti, mesimi i notit apo dhe pershtatja me ambjente te tilla
Disa shembuj
-Femijet kane shume mundesi qe te marrin viruse ose te ftohen kur jane ne ambjente te mbyllura ( kende lojrash, ambjente ditelindjesh)
-Prinderit kane vene re qe femijet qe shkojne ne pishine gjate periudhes se dimrit vuajne me pak nga viruset, ftohjet apo kolla dhe hundet e zena
-Kjo nuk eshte aspak e çuditeshme sepse noti apo dhe çdo aktivitet tjeter fizik forcon imunitetin, sidomos noti eshte nje nga sportet me te shendetshme per gjithe trupin nuk demton artikulacionet, nuk shkakton demtime, forcon mushkrite
-Noti eshte sporti me i mire per femijet qe nuk lejohen te kryejne sporte te tjera
-Ndihmon ne zhvillimin e femijes
-Rrit aftesite respiratore te mushkrive
-Forcon sistemin kardiovaskular
-Permireson qendrimin dhe pozicionimin e trupit
-Psikologjikisht ndihmon femijet te kapercejne friken dhe te kene besim tek vetja i ben ata te jene autonom
A mundet vajtja ne pishina te shkaktoje otit?
- Notimi apo vajtja ne pishina nuk eshte se eshte shkaktari kryesor i dhimbjeve ne vesh
Otiti eshte nje semundje e zakonshme qe prek edhe femijet qe nuk futen ne pishine
Eshte semundje qe kurohet me antibiotik dhe gjate periudhes se kurimit femija qendron per disa dite larg pishinave
Çfare duhet te kemi kujdes kur çojme femijet ne pishine gjate periudhes se dimrit?
-Eshte e lodhshme te çosh femijen ne pishina gjate periudhes se dimrit pasi kane shume rroba vish, zhvish.
- Floket duhen thare mire veshet gjithashtu
-Ne dimer mbasi thajme floket patjeter duhet kapuç
Problemin me te madh e kane prinderit pasi jane ata qe "pertojne" dhe jo qe mund te ftohen femijet
Nuk mund te ftohen femijet aty ku patjeter temperatura e ajrit duhet te jete 30°-31° dhe ajo e ujit 29°

Saturday, November 3, 2018

Benefitet e babyswimming

Bebet e dashurojne ujin sepse ne ate ambjent gjenden ne 9 muajt e pare te jetes se tyre.
Noti i bebeve nga 6 muaj deri 4 vjeç eshte nje menyre e veçante per te kaluar kohen ne menyre sa me cilesore me femijen tuaj dhe ta ndihmoni ate te zhvilloj elementet fillestar te pluskimit ne formen e lojes
Kush jane perfitimet nga babyswimming?
-Forcon sistemin imunitar te bebes qe nuk eshte zhvilluar akoma
-Ndihmon shume ne zhvillimin e sistemit skeleto muskulor
-Ndihmon dhe sherben si rregullator i sistemit kardio vaskular
-Ndihmon ne zhvillimin e shqisave prek, degjoj, shikoj
-Prezantimi me ujin, rezistenca qe trupi has ne uje ofron nje ambient te kendshem dhe mundeson aktivizimin e shqisave.
-Mesojne te kontrollojne trupin e tyre zvendosjen, balancen
-I relakson sepse notimi eshte nje rregullator i mases muskulare dhe keshtu bejne nje gjume me te qete
- Socializimi me bashkemoshataret e tyre dhe prinderit
-I zhvillon ndjenjen e besimit dhe guximit ne vetvete
-zhvillon ndjenjen e pavaresise tek femija dhe ndihmon ne rritjen e afeksionit te prinderve ndaj tij
Prinderit nuk duhet te ushtrojne presion ndaj femijeve nese e kane te pamundur kryerjen e nje ushtrimi te caktuar, perkundrazi duhet ti inkurajojne dhe ti vleresojne per arritjet e tyre sado te vogla, duhet te jene bashkepunues me mesuesin
Shume e rendesishme eshte qe femijet mos krahasohen me njeri-tjetrin ashtu siç nuk mund te krahasohet dielli me henen ku seicili shkelqen kur i vjen ora
Mos harroni femijet duhet te kene ngrene 2 ore perpara futjes ne pishine
Mos harroni dashuri dhe respekt per ndjenjat e tyre ... femijet nuk jane rrobot qe ti kurdisim



Wednesday, October 31, 2018

Noti si edukimi fizik

Eshte nje nga sportet qe duhet te njihemi qe ne moshe te hershme
Ne moshat e vogla sherben ne forcimin dhe zhvillimin normal te sistemit skeleto-muskulor, te qarkullimit te gjakut, te aparatit te frymemarrjes
Eshte nje nga sportet me te shendetshme qe sherben ne reabilitimin e te gjithe sportisteve nga demtimet e ndryshme
Ne shume vende te botes noti eshte lende e detyrueshme ne shkollat fillore
Ashtu si shume shkolla ne gjithe boten dhe ne Shqiperi British School of Tirana eshte nje nga keto raste qe ne kurikulat e saj notin e ka lende te detyrueshme duke filluar qe me klasat parashkollore dhe me larte
Mesimi zhvillohet brenda programit mesimor ditor ne bashkepunim me piratesofthehill ne ambientet e pishines Sun Wellness Center

Me te shikuarat